Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, viziton nesër Kosovën

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, pritet të qëndrojë nesër në Kosovë për një vizitë zyrtare, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportimeve në media, gjatë qëndrimit të saj, Spiropali do të zhvillojë takim me Albin Kurti, kryeministrin e Kosovës, për të diskutuar çështje të përbashkëta në fushën politike, ekonomike dhe diplomatikë.

 

Vizita e ministrisë shqiptare synon të forcojë më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe të konsolidojë marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Kosovës.