Mjekët e Ushtrisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Komunën e Bujanocit, do të ofrojnë shërbime shëndetësore falas për banorët e Malësisë së Bujanocit, ka njoftuar kryetari i KOmunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Ekipi mjekësor do të jetë i pranishëm më 20 Mars ( e enjëte) në Muhoc nga ora 9:00 deri në 12:00, në ambulancën e fshatit Muhoc dhe në Bilinicë pas orës 12:00.
Ju ftojmë të shfrytëzoni këtë mundësi për kontrolle shëndetësore dhe këshilla mjekësore.
Kjo iniciativë synon të ndihmojë banorët e malësisë me qasje të kufizuar në shërbimet mjekësore, duke ju ofruar mundësinë për vizita dhe këshilla mjekësore në afërsi të tyre.