Qeveria e Serbisë ka miratuar një vendim të ri për uljen e përkohshme të akcizave për derivatet e naftës, por me ndryshime krahasuar me masën e deritanishme, raporton Spektri.
Sipas vendimit të fundit, akcizat nuk do të jenë më të ulura për 25 për qind, por për rreth 20 për qind.
Vendimi vlen për benzinën me plumb, benzinën pa plumb dhe derivatet e naftës, ndërsa do të jetë në fuqi deri më 31 maj.
Me ndryshimet e reja, akciza për benzinën pa plumb do të jetë 57.6 dinarë për litër, ndërsa për dizelin 59.23 dinarë për litër.
Kjo do të thotë se akciza për benzinën është rritur për rreth 3.6 dinarë për litër, ndërsa për dizelin për rreth 3.7 dinarë krahasuar me periudhën kur ulja ishte 25 për qind.
Autoritetet serbe kanë arsyetuar vendimin me rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar në tregun botëror, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të derivateve./Spektri