Ndalon rrugës për të blerë petulla, fiton lotari 100 mijë dollarë

Një grua nga Virxhinia e ShBA-së, e cila u ndal duke u kthyer nga puna në shtëpi për të blerë disa petulla për fëmijët e saj, përfundoi duke fituar çmimin prej 100 mijë dollarësh në lotari.

Mary Hargis nga Lynchburg u tha zyrtarëve të Lotarisë së Virxhinias se ishte duke u kthyer për në shtëpi nga puna në turnin e vonë kur u ndal në dyqanin Sheetz në rrugën Timerlake për të marrë pak dhurata për fëmijët e saj.

Hargis bleu një kuti me petulla për fëmijët dhe për vete një biletë lotarie Print ‘n Play X the Money prej 10 dollarësh. Bileta i dha shumën prej 100 mijë dollarësh.

“Ndihet joreale”, tha Hargis. “Kurrë në një milion vjet nuk e kam menduar se sot do të arkëtoja një biletë lotarie fituese!”

Hargis shtoi se paratë do të shkojnë drejt blerjes së një makine të re dhe kujdesit për familjen e saj.