Në përvjetorin e lidhjes së tyre, Dua Lipa poston foton romantike me partnerin

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, prej disa kohësh ka konfirmuar romancën me regjisorin francez, Romain Gavras.

Ditën e sotme, 27-vjeçarja ka ndarë me miliona ndjekësit në “Instagram” një fotografi ku shfaqet me të dashurin, ku shfaqen nga prapa të përqafuar dhe e ka uruar për përvjetorin.

“Gëzuar përvjetorin zemër”, ka shkruar autorja e “Levitating” bashkëngjitur me foton në fjalë.

Rikujtojmë që Gavras ka qenë më parë në një romancë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora. Ndërkaq, Dua-n shumë shpejt do ta shohim edhe si aktore, pasi muaj më parë u konfirmua se ajo do të bëjë debutimin në filmin e ri të “Barbie”.

Gjithashtu sjellim në vëmendje se këtë vit nuk do të ketë një festival “Sunny Hill”. Organizatorët kanë njoftuar se po kërkojnë për hapësirën e re. Edicionin i këtij viti është shtyrë ndërsa datat e mbajtjes së festivalit janë zhvendosur në gusht të vitit 2024. Njoftimi zyrtar është publikuar edhe nga vetë ylli i muzikës pop Dua Lipa në Instagramin e saj.

Këngëtarja ka shkruar: “Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që “Sunny Hill Festival” përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e këtij viti të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të “Sunny Hill Festival” në fundjavën e parë të gushtit 2024”.