Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi kalon 1000





Numri i të vdekurve është rritur në 1014 në Turqi pas tërmetit me magnitudë 7.8 të hënën, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Ja numri i të vdekurve sipas zonave, siç jepet nga AFAD në një deklaratë:

Kahramanmaraş: 191

Gaziantep: 200

Shanliurfa: 27

Dijarbakır: 41

Adana: 43

Adiyaman: 20

Osmaniye: 131

Hataj: 250

Kilis: 13

Malatia: 98

Këto shifra janë sipas “informacioneve të para të marra nga SAKOM (Qendra e Koordinimit të Emergjencave dhe Krizave të Ministrisë së Turqisë)”, tha AFAD.