Para pak ditësh u bë nënë, Fifi tregon se kur do t’u rikthehet projekteve muzikore

Këngëtarja kosovare Filloreta Raci, e njohur në publik me emrin artistik Fifi, para disa ditësh u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe i dashuri i saj Adisi u bënë prindër të një djali, që e quajtën Theo Mal.

Fifi, përmes një postimi në Instagram, tha se mezi pret t’u rikthehet projekteve muzikore, madje premtoi një verë shumë të nxehtë. Klan Kosova

“D.m.th mezi po pres me iu rikthy rutinës time të përjetshme tashmë… studios/ koncerteve. po deri atëherë nuk besoj që mërziteni nëse e marr 1 muaj pushim për veti edhe për djalë për me ardhë tepër xehër n’verë. Summer is coming dhe bashkë me të do të vijë Fifi me super kang;”, ka shkruar Fifi.