Paralajmërimi për bllokim të rrugëve nga serbët – qytetarëve u kërkohet të mos udhëtojnë drejt Merdares

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin për sot udhëtimin drejt pikës kufitare në Merdar.

Kjo vie si rezultat i paralajmërimit nga ana e serbëve për bllokim të rrugëve.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdar, se në pjesën e Serbisë, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00.  Ju inkurajojmë që të përdorni pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokim të rrugës drejt Kurshumlisë.

Ky bllokim do të ndodh për të gjitha ato automjete që udhëtojnë përmes Merdares drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe drejt Suboticës.

Bllokimi i rrugëve do të ndodh për ti orë, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.