Pasi debatoi me Rusinë për Kosovën, Rama ka një mesazh nga OKB-ja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga dita e djeshme në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të cilën e drejtoi Shqipëria.

“Mirëmengjesi dhe me fotoalbumin e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama hapi diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit në selin e OKB-së në New York.

Kryeministri shqiptar përmendi edhe Kosovën, në një debat të acaruar me palën ruse, derisa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.