Preshevë: Ndalohet shtetasi i huaj, monedhat e argjendi i kishte fshehur në një kanaçe të makaronave





Në vendkalimin e Preshevës, më 29 tetor, doganierët kanë zbuluar 37 monedha argjendi në një kanaçe e makaronavepetë, kur në hyrje të vendit, një kamper me targa të huaja, në të cilin udhëtonte i vetëm një shtetas i huaj (52) është veçuar për një kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit të detajuar, në hapësirën e kuzhinës së kamperit, doganieri ka gjetur një kanaçe me petë në dukje të pahapur, pesha e pazakontë e së cilës tregonte se në të fshihej diçka, njofton Drejtoria doganore.

“Që një supozim i tillë ishte i justifikuar u tregua kur kapaku u hoq nga kanaçe dhe në vend të makaronave u gjetën 37 monedha argjendi ‘Suid Afrika’, ‘Elizabeth II’ dhe ‘Republika e Armenisë’, si dhe dy shufra ari të ‘Hereeus””, shkruan Drejtoria doganore në shkresa.

Pasi që bëhet fjalë për shtetas të huaj, gjykata në procedurë urgjente ka marrë vendim për konfiskimin e argjendit dhe arit të kontrabanduar, si dhe pasagjerit është dënuar edhe me gjobë për kundërvajtje të kryer.