Protestat vazhdojnë, ndërkombëtarët rrisin presionin diplomatik mbi Kosovën

Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës vazhdojnë edhe sot – për të pestën ditë me radhë.

Numri i pjesëmarrësve ka qenë më i ulët dje, krahasuar me ditët paraprake, raporton REL.

Kosova është vënë nën presion diplomatik për të shtensionuar situatën.

Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri.

Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën: Zgjedhje të reja tani; Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to; Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dështimi për t’i bërë këto, do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.

Nuk shkoi shumë gjatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha informacionin e shumëpritur. Ai tha se pajtohet për zgjedhje të reja në komunat veriore, pas bisedës me zyrtarin amerikan.

Pas një ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer, Kurti ka thënë se kanë folur për t’i dhënë fund tensioneve me zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se gjatë diskutimit me Finer është zotuar për të punuar me SHBA-në për depërshkallëzimin e tensioneve në veri.

“I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet”, ka njoftuar Kurti.

Kurti ka thënë se për depërshkallëzimin e situatës, duhet që t’i jipet fund dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja.

“Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka shkruar në fund ai./Sinjali