Nëse jeni tunduar nga ideja të kontrolloni profilet tuaja të rrjeteve sociale, duke imagjinuar se çfarë mund të mendojnë të tjerët për jetën tuaj, nuk jeni vetëm.
Sipas autores dhe psikoterapistes Eloise Skinner, është një fenomen krejtësisht natyror që shumë njerëz kënaqen, shkruan DailyMail.
Dhe kur ky mendim i tyre nuk i disponueshëm menjëherë, shpjegoi Skinner për Mashable, ne përpiqemi të imagjinojmë se çfarë është ky mendim, duke ekzaminuar çka shohin të tjerët kur shohin profilet tona.
Si rezultat, të gjithë njerëzit kanë një nevojë të rrënjosur thellë për miratim social që përforcohet vetëm nga mediat sociale.
“Është një përpjekje e nën-ndërgjegjshme për të përmirësuar pozicionin tonë shoqëror, për të rritur shanset tona për t’u përkitur dhe për të krijuar një imazh pozitiv për veten, i cili është pjesë e mekanizmave tanë të përballimit të mbijetesës si njerëz”, tha Mallet.
Të përgjosh mediat sociale të dikujt është vetëm një mënyrë tjetër për të kontrolluar perceptimin e të tjerëve për veten, shpjegoi ajo. /Telegrafi/