Vetura gjermane, Mercedes Benz është një ndër më të preferuarat për njerëzit që shfrytëzojnë shërbimet e automjeteve.
Shqiptarët njihen si adhurues të mëdhenj të kësaj veture dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.
Mediumi gjerman, Deutsche Welle ka realizuar një reportazh rreth ‘dashurisë’ së shqiptarëve për të vozitur Mercedes.
Nëpërmjet një videoje 14-minutëshe, gazetari Lennart Behnke arriti ta “zbulonte” arsyen pse kjo lloj veture, gjendet me shumicë.
Në Shqipëri janë të regjistruar përafërsisht 740 mijë automjete, derisa 212 mijë prej tyre janë Mercedes-Benzes, sipas Arben Prognit nga Departamentit i Regjistrimit të Automjeteve në Shqipëri.
“Mercedesi i përshtatet shumë mirë rrugëve në Shqipëri. Është i përshtatshëm si për rrugët off-road dhe ato të asfaltuara. Mercedesi është kompakt për të gjitha kategoritë e rrugëve në Shqipëri”, tha Elmaz Pepa pronari i kompanisë së makinave me qira.