Nga e hëna, më 7 shkurt, nxënësit e ciklit të lart fillor dhe nxënësit e shkollës së mesme do të shkojnë në klasa të ndara në dy grupe, ndërsa nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën e shkollës fillore do të vijojnë mësimin drejtpërdrejt, ka vendosur Ekipi për monitorimin dhe koordinimin e zbatimit të masave parandaluese në shkolla, ka njoftuar Ministria e Arsimit./Spektri