Vendim zyrtar: Nëntë ditë pushim për shkollat gjatë shkurtit!

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Branko Ruzhiq kanë marrë vendim për ndryshimin e Kalendarit të punës arsimore për shkollat ​​fillore dhe të mesme, në bazë të të cilit ditë jo pune për nxënësit do të jetë 17 dhe 18 shkurti.

Propozimi për zgjatjen e pushimeve është paraqitur në mbledhjen e Ekipit të Shkollës, raporton Spektri.

Kjo praktikisht do të thotë se kjo zgjatje do t’i shtohet dy ditëve të mëparshme të pushimit për shkak të festës kombëtare “Sretenje” 15 dhe 16 shkurt.

“Pas konsultimeve të shumta dhe pas shqyrtimit të gjithë situatës dhe parashikimit se kulmi i kësaj vale virusesh pritet në mes të muajit, mora vendimin për të zgjatur pushimet. Nxënësit do të kenë gjithsej nëntë ditë pushimi duke bashkuar fundjavat, festat publike dhe dy ditë shtesë. Dita e parë e punës do të jetë e hënë, 21 shkurt – tha Ruzhiq./Spektri