Reagon Shaip Kamberi: Agresioni serb ndaj Kosovës po kalon kufijtë.

Sonte gjatë ndeshjes Kosovë-Rumani, tifozet romunë kanë shpalosur parullën “Kosova është Serbi”, ku ndërpritet ndeshja dhe lojtarët largohen nga fusha.

Thirrjet e ulëta nacionaliste të tifozëve rumunë, “Kosova është Serbi”, e ndërpresin ndeshjen me Kosovën. Kurse lojtarët kanë vazhduar që të qëndrojnë në zhveshtore për rreth afro gjysmë ore.

Reagimi i plotë:

“Agresioni serb ndaj Kosovës po kalon kufijtë.

Ai sot ndodhi brenda territorit të BE. Në Rumani.

Ndërprerja e ndeshjes ( për disa min) për “sjellje diskriminuese” reagim i duhur i UEFA-s.

Serbia humbi betejën në tokën e Drakulas.”-tha Shaip Kamberi