Reali ta pranojë ofertën e Liverpoolit për Valverden

Real Madridi pritet ta pranojë ofertën e Liverpoolit për Federico Valverden, sipas El Nacional.

Mbretërit thuhet se do ta pranojnë ofertën prej 90 milionë eurosh në adresë të tyre.

Përfaqësuesi i Uruguait ka qenë njëri ndër lojtarët kryesorë të Realit në vitet e fundit, andaj lajmi për shitjen e tij potenciale ka ardhur si befasi për shumë njerëz në botën e futbollit.