Restaurohet Xhamia Mbret/ Xhamia e Sulltan Bajazitit është ndërtuar 533 vite më parë, në kalanë e Elbasanit

Xhamia më e vjetër në Elbasan dhe ndër më të vjetrat në Shqipëri e Ballkan, Xhamia Mbret po i nënshtrohet një rikonstruksioni i cili ka përfshirë pjesën hajatit, çatinë dhe ambiente të tjera të cilat e kishin të  domosdoshme ndërhyrjen.

Xhamia e Mbretit, e njohur gjithashtu si Xhamia e Sulltanit ose Xhamia e  Sulltan Bajazitit, është një xhami dhe monument kulturor në qytetin e  Beratit, qarku i Beratit, Shqipëri. 🇦🇱

“Rikonstruksioni është bërë i mundur nga kontributet e besimtarëve, Ambasadës turke me qëllimin për të mbrojtur këtë  monument të kategorisë së parë. Xhamia Mbret e njohur ndryshe si Xhamia e Sulltan Bajazitit e ndërtuar 533 vite më parë ndodhet në kalanë e Elbasanit dhe çdo vit vizitohet nga mijëra turistë”, tha myftiu i Elbasanit Agim Duka.