Rritet çmimi i naftës





Çmimi maksimal i derivateve në Serbi në shtatë ditët e ardhshme do të rritet për pesë dinarë për litër, dizeli do të kushtojë 220 dinarë, ndërsa Europremium BMB 95 – 180 dinarë.

Javën e kaluar një litër euro dizel kushtoi 216 dinarë, kurse euro premium BMB 95 – 175 dinarë.

Qeveria e Serbisë e zgjati deri në fund të tetorit kohëzgjatjen e dekretit për rregullimin e çmimeve maksimale të këtyre dy llojeve të karburanteve, si dhe ndalimin e eksportit të Eurodiesel EN 590 deri në të njëjtën datë.