A ishte e “kurdisur” ndeshja e Balkanit?!!! (foto & Video)





Ndeshja e të enjtës në mbrëmje Ballkan-Sivaspor ishte ngjarja kryesore në çdo familje shqiptare, të cilët prisnin me gëzim këtë ngjarje.
Pas një spektakli të dhuruar, ndeshja përfundoi me fitore të misafirëve me rezultat 1:2.

Deri në minutën 71’ Ballkani fitonte me rezultat 1:0 dhe kishte humbur shumë raste të tjera gjatë ndeshjes për të thelluar fitoren, por në minutën 72’ fillimisht u barazua rezultati, ndërsa në të 81’ turqit kalun në epërsi dhe ruajtën rezultatin deri në fund.

Por, pas ndeshjes, nëpër grupe të ndryshme filluan të qarkullojnë video dhe foto të basteve të luajtura, duke shtuar dyshimin për kurdisje.
Në videot dhe fotot e suguruara nga Spektri shihen bastet e publikuara me kuoeficioentin 29 ku në pjesën e parë i është dhënë fitorja Ballkanit, ndërsa në të dytën Sivasspor duhej të fitonte ndeshjen.

Për shkak të ndalesës së basteve në Kosovë, bastëvënësit kanë luajtur online, por edhe në bastoret e qyteteve në Luginë.
Spektri ka kuptuar se në Bujanoc, që në pasditen e ditës së ndeshjes në Bujanoc dhe Preshevë ishte përhapur lajmi mes bastëvënësvese se ndeshja ishte e kurdisur dhe do të përfundoje me sistemin 1-2, pjesën e parë të fitojë Ballkani, ndërsa në të dytën ta kthej fitoren Sivasspor.
Videot e publikuara nga bastet e fituara prej ndeshjes së Ballkanit vazhdojn të publikohen nër grupe dhe tiktok./Spektri

Video Basti 1

Video Basti 2
Video ku shihet basti i vendosur me 2.000 euro dhe të fituara 54.000 euro