Sot, ekipi i dedikuar për shkollat do të marr vendimin përfundimtar për modelin e mësimdhënies në Serbi.
Është thuajse e sigurt që nuk do të ketë zgjatje të pushimeve dhe shkolla do të nisë të hënën.
Ndryshe nga nxënësit më të vegjël të shkollave fillore, për të cilët nuk ka dilema dhe shkojnë në shkollë, deri në momentin e fundit dilema mbetet për nxënësit e ciklit të lart fillorë dhe gjimnazistët.
Asgjë nuk është e pamundur deri para mbledhjes së ekipit për shkolla, madje as varianti që më së paku përmendet në publik si më pak i mundshëm, e ai është që të gjithë nxënësit të shkojnë në shkollë.
Shifrat e fundit nga 1 janari deri më 11 janar flasin në favor të mësimdhënies së drejtpërdrejtë, kur u sëmurën 2084 ose 0,27 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve të moshës shkollore nga gjashtë deri në 18 vjeç. Përqindja e fëmijëve të moshës shkollore në numrin total të rasteve të konfirmuara me COVID-19 në të njëjtën periudhë ishte 2.8 për qind.
Megjithatë, pjesa e fundit nga 11 janari e deri më sot, nuk dihet ende dhe do të jetë e para që do të shihet gjatë ditës nga anëtarët e ekipit të shkollës.
Bazuar në këto të dhëna dhe analiza të transmetimit të mundshëm të virusit brenda shkollave, do të merret një vendim përfundimtar.
Megjithatë, shtabi i krizave, si dhe pjesa mjekësore e ekipit të shkollës, po detyrojnë vendimin që të mos shkojnë në mësim të gjithë, përveç nxënësve nga cikli i ulët fillor.
Kështu ditët e fundit, jozyrtarisht, janë thyer shtiza rreth dy sendeve. Dyshimi më i madh është për nxënësit më të vjetër, pra nëse duhet të kalojnë në modelin online së bashku me gjimnazistët.