SHBA do të mirëpresin Kupën e parë të Botës për Klube të zgjeruar me 32 ekipe në 2025

Shtetet e Bashkuara do të presin Kupën e parë të zgjeruar me 32 ekipe të FIFA-s për Kupën e Botës për Klube në 2025, raporton korrespodenti i Sky News, Rob Harris.

Sipas tij, Këshilli i FIFA-s zgjodhi sot Shtetet e Bashkuara si mikpritëse për turneun e parë të zgjeruar.

12 nga 32 klubet në Kupën e Botës për Klube 2025 do të jenë nga Evropa – duke përfshirë fituesit e Champions League 2021-2024, Chelsea, Real Madrid, Manchester City plus 8 bazuar në renditjen e klubeve.

I pari i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë të ditur se Kupa e Botës për Klube në vitin 2025 do të jetë “kulmi” i futbollit elitar.

“Kupa e Botës për Klube FIFA 2025 do të jetë kulmi i futbollit elitar të futbollit profesionist për meshkuj dhe me infrastrukturën e nevojshme së bashku me një interes masiv lokal, Shtetet e Bashkuara janë mikpritja ideale për të nisur këtë turne të ri global”, ka deklaruar ai./GazetaSinjali