Sindikata e punëtorëve të arsimit të Serbisë ka kërkuar një takim urgjent nga ministri i arsimit Branko Ruzhiq, transmeton Spektri.
Ata deklaruan se situata epidemiologjike po bëhet gjithnjë e më e vështirë, si dhe se “kolapsi i sistemit arsimor është i mundur për shkak të sëmundjes së mësuesve”.
Kujtojmë, mediat në Serbi sot kanë raportuar se ditët e pushimit për nxënësit në Serbi pritet të zgjaten rreth festës kombëtare “Sretenje”, për të cilën ata kanë rregullisht dy ditë pushim.
Por për shkak të numrit të madh të fëmijëve të sëmurë, por edhe mësuesve, pritet, sipas mediave, që nxënësve t’u jepet edhe një pushim nëntëditor.
Ndryshe, vendimin se si do të shkojnë fëmijët në shkollë gjatë javës së ardhshme do të merret nga ekipi i shkollës dhe do të bëhet i ditur nesër.
Nga Ministria e Arsimit kanë thënë sot për Tanjug se vendimi për pushimin e ti është duke u shqyrtuar dhe se vendimi do të merret në përputhje me interesat e fëmijëve dhe të sistemit arsimor./Spektri