“S’ke nevojë ti të rregullohesh për Halloween”, Blero thumbon Ganin

Mbrëmë “Vëllai i madh” ka organizuar festë për Halloween, ndërsa banorët filluan me përgatitjet.

Gjatë një bisede mes Bleros dhe Ganisë, Blero e ngacmoi duke i thënë: “A je ndreqë për Halloween?”

Tutje ai vazhdon: “S’ke nevojë me u ndreqë për Halloween ti.”

Meqë Ganiu ishte në veshje normale e të zakonshme, ky qartë duket që ishte një thumb nga ana e Bleros.