Sllagjana Pantoviq emërohet nënkryetare e Zveçanit

Me vendim të kryetarit të komunës, Ilir Peci sot gjatë ditës është emëruar nënkryetare e Komunës së Zveçanit, Slagjana Pantoviq.

Sipas vendimit, Pantoviq do të ushtrojë detyrën deri në përfundim të mandatit të kryetarit. Pantoviq ishte e vetmja nga komuniteti serb që garoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës më 23 prill. Ajo garoi për kryetare të Zveçanit.

Pantoviqit i ishte ofruar mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve që mori./Sinjali