Spektakël në “Olimpico”, Lazio i shkakton Interit humbjen e parë në kampionat

Lacio i ka shkaktuar Interit humbjen e parë në kampionat në këtë sezon që në javën e tretë të Serisë A. Një sfidë që u mbyll ashtu si në vitin e kaluar me shifrat 3-1 për skuadrën e Sarrit e cila u tregua më kërkuese në momentin e duhur, duke mbyllur ndeshjen me dy supergola.

lacio inter

Pjesa e parë ishte e luftuar me raste nga të dy skuadrat, por me Lacion që e mbylli në avantazh falë goditjes me kokë të Felipe Anderson. Interi vendosi baraspeshën sapo filloi pjesa e dytë dhe ishte më pas disa herë pranë golit të dytë. Por ai erdhi nga Lacio, pas një aksioni model që u finalizua nga një gjuajtje e jashtëzakonshme e Luis Felipe nga jashtë zonës.

Zikaltërit tentuan gjithçka për gjithçka në kundërsulm, por në fund ishte Pedro ai i cili i vuri vulën ndeshjes me aksionin e tij spektakolar nga e majta, duke ngjitur përkohësisht Lacion në kreun e renditjes e duke i sjellë shumë shpejt Interit humbjen e parë në kampionat.

LACIO-INTER 3-1
40′ Felipe Anderson, 75′ Luis Alberto, 86′ Pedro / 51′ Lautaro Martinez

sdfsdfsdfsdfdsf

NGJARJET KRYESORE

86’ GOOOL LACIO! Skuadra bardhekaltër mbyll ndeshjen me një gjuajtje të jashtëzakonshme të Pedros nga e majta.

75’ GOOOL LACIO! Aksion i gjatë i Lacios nga e djathta ku nis me Hysajn, në të majtë. Në fund topi shkon te Luis Alberto i cili gjuan nga jashtë zonës dhe dërgon sferën në rrjetë me një goditje të pakapshme.

71’ Hysaj hyn në fushën e lojës në vend të Lazarit në radhët e Lacios.

63’ Kundërsulm i shpejtë i Imobiles i cili tenton të futet në zonë, por rrëzohet pas një kontakti me De Vraj. Protesta pa fund të sulmuesit që kërkon faull dhe karton, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

52’ Dumfrajts i afrohet menjëherë golit të avantazhit me një gjuajtje me kokë nga e djathta, por Provedel grushton jashtë.

51’ GOOOL INTER! Shënon Lautaro Martinez pas zhvillimit të një goditje dënimi me Dumfrajs i cili pason për argjentinasin, i vetëm para portës bardhekaltër.

47’ Kundërsulm i shpejtë i Lacios, topi shkon te Imobile në të djathtë dhe ky u fundit gjuan në shtyllën e parë, por gjen përsëri të gatshëm Handanoviç.

42’ Protesta të Interit për një ndërhyrje në zonë ndaj Dumfrajs, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

40’ GOOOL LACIO! Milinkoviç-Saviç gjen me një diagonale Felipe Anderson i cili me kokë mposht Handanoviç.

39’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Dimarko gjen Lukakun, por gjuajtja e këtij të fundit me kokë pritet nga Provedel.

37’ Aksion nga e djathta këtë radhë për Lacion, Imobile gjuan me të parën por gjen përgjigjen e Handanoviç.

16’ Shpëton Interi! Aksion perfekt nga e majta e sulmit të Lacios me topin që shkon te Imobile. Kapiteni gjuan por nuk gjen portën.

7’ Thumbimi i parë është i Galjardinit i cili devijon para Provedel, por gardiani i Lacios është i vëmendshëm dhe kontrollon topin.

1′ Nis dueli në “Olimpico”.

FORMACIONET ZYRTARE

LACIO: Provedel, Lazari, Patrik, Romanjoli, Marushiç, Milinkoviç-Saviç, Kataldi, Vesino, Anderson, Zakanji, Imobile.
Trajner: M. Sarri

INTER: Handanoviç, Skrinjar, De Vraj, Bastoni, Dumfrajs, Barela, Brozoviç, Galjardini, Dimarko, L. Martinez, Lukaku.
Trajner: S. Inzagi