Pas rritjes së çmimeve për më shumë se 20 % të policave të sigurimit nga kompaniitë e sigurimeve, me rekomandimin e guvernatorit të Bankës Popullore të Serbisë, do të rikthehet përsëri çmimi i vjetër.
Siç specifikohet, duke filluar nga sot, çmimet e policës së përmendur do të kthehen në nivelin para fillimit të gushtit, d.m.th. do të shfuqizohet rritja prej 22 %.
“Kompanitë e sigurimeve po i bashkohen përpjekjeve që po bëjnë BPS dhe guvernatorja Jorgovanka Tabakoviq për të shtypur inflacionin, për të mirën e qytetarëve të Serbisë dhe ruajtjen e standardit të tyre jetësor. Duke mbështetur një politikë të tillë të BPS, kompanitë e sigurimeve tërhiqen nga rritja e çmimeve të policave të AO përkundër të gjitha argumenteve në favor të rritjes së çmimeve dhe po i kthejnë ato në nivelin e korrikut 2014”, thuhet në deklaratën e UOS.
Duke shtuar se Asociacioni fton pjesëmarrësit e tjerë në tregun e makinave që të ndjekin shembullin e tyre dhe se të gjithë së bashku, duke respektuar përpjekjet e BPS-së, të kontribuojmë në ruajtjen e standardeve të qytetarëve të Serbisë dhe lehtësimin e presioneve inflacioniste.
“Çmimet e reja të sigurimit bazë të mjeteve motorike kanë hyrë në fuqi që nga fillimi i gushtit. Vendimi për rritjen e çmimeve është marrë për herë të parë pas 1 korrikut 2014, bazuar në një analizë të situatës aktuale në tregun e makinave. Rritja e çmimeve të sigurimit bazë të automjeteve ka ndikuar para së gjithash në rritjen e çmimit të automjeteve të reja dhe të përdorura, si dhe të pjesëve këmbimi, por edhe çmimi dukshëm më i lartë për orë në shërbimet e riparimit të automjeteve”, thuhet në njoftimin e UOS./spektri