President i Serbisë Aleksandar Vuciq, në projektin “Serbia 2025” ka paraparë që rrogat në sektorin publik dhe pensionet do të ndryshojnë.

Ai në një konferëncë ka thënë se deri në vitin 2025 paga mesatare për të punësarit publik do të arrijë deri në 900 euro, ndërsa për pensionerët do të jetë 440 euro.

Aktualisht paga mesatare në Serbi është 490 euro, ndërsa pensionet 265 euro. /Spektri

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuciq, i cili vazhdon të mohoj krimin barbarë të bërë nga Serbia ndaj Kosovës, shkruan GazetaBlic.Vuciq së fundmi herë ka thënë se masakra e Reçakut ka qenë krim i fabrikuar.

Haradinaj përmes një postimi ën Facebook ka thënë se me këto deklarata Serbia në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale e të trashëguar nga koha e Millosheviqit.

Ai shton se Serbia vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja.

Postimi i tij i plotë:

Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar.

Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale e të trashëguar nga koha e Millosheviqit.Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe urrejtja ndaj secilës etni është vepër e dënueshme me ligj.

Është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon.RH /Bota press

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka nisur një skuadër speciale për emergjenca drejt Shqipërisë për t’iu dalë në ndihmë banorëve atje pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 shkallësh.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një njoftim në twitter, duke treguar për telefonatën që kishte marrë nga presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Përveç Serbisë, skuadra speciale drejt Durrësit ka nisur edhe Mali i Zi.

“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë Vuçiq ka shprehur ngushëllime për viktimat , duke thënë se ndjehet i trishtuar nga pamjet e qytetit të Durrësit. /literal media

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shfrytëzuar një intervistë në Der Spiegel për ta fyer Albin Kurtin i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë Kryeministri i ri i Kosovës.

I pyetur nga Spiegel për të komentuar qëndrimet e Kurtit se do të ketë qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë dhe nëse e ka takuar ndonjëherë, Vuçiq ka shtrembëruar një deklaratë të Kurtit ku ky kishte “folur për Thacin e Vuçiqin.

Ai njëherë e ka fyer vajzën time minorene duke i thënë asaj që ta gjejë një shqiptar për t’u martuar. Unë i thash atij: bëhu më i sjellshëm ti idiot” ka thënë Vuçiq.

Kurti në fakt kishte bërë një deklaratë më ndryshe. Ai i kishte krahasuar Thacin e Vuçiqin me mbretërit mesjetarë.

“…bëhet fjalë për dy autokratë, për Thaçin në Kosovë dhe Vuçiçin në Serbi të cilët po e trajtojnë shtetin si shtëpinë e tyre që në fakt nuk iu takon e kanë disi pa punë, mund e ndjerës , popullin e trajtojnë si familjet e tyre ….Dy autokratët merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesë jetë në periudhën e feudalizmit ku mbretërit merreshin vesh për territoret e shteteve sikur tokat e tyre veç ka mbetur që djali i Thaçit, të martohet me vajzën e Vuçiçit edhe jemi tamam sikur dikur para katër apo pesë shekujsh”, kishte thënë Kurti./Insajderi

Skandalin që e ka bërë duke e fyer Kosovën në takimin e Ohrit për shkak të mungesës së saj në iniciativën për jetësimin e minishengenit ballkanik, i cili i shkon për shtati më së shumti Serbisë, Edi Rama e ka trashur duke u pajtuar që Aleksandër Vuçiqi t’i përfaqësojë interesat e shteteve ballkanike para presidentit të Francës, Emanuel Macron.

Këtë autorizim Rama ia ka dhënë Vuçiqit në Ohër para dy javësh bashkë me Zaevin në samitin, në të cilin nuk mori pjesë Kosova për çka Edi Rama edhe e sulmoi ashpër lidershipin e saj se po vetëpërjashtohet në iniciativa të tilla.

Se Vuçiqi është autorizuar të shpjegojë për shengenin në Francë, ka treguar vetë presidenti i Serbisë në një intervistë që ia ka dhënë gazetës gjermane me ndikim Der Spiegel.

“Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit dhe ne u pajtuam pothuaj në të gjitha pikat, përfshirë edhe atë se unë do të flas me Macronin në emër të secilit, gjë që edhe e kam bërë javën e kaluar”, ka thënë Vuçiqi.

Siç dihet Vuçiqi në takimet me Macronin në Paris vetëm 2 ditë pas takimit të Ohrit nuk ka gjetur shumë disponim për minishengenin për faktin se Macron ka kërkuar që kjo iniciativë t’i përfshijë të gjithë, edhe Kosovën.

E autorizimi, që Rama është pajtuar t’ia japë Vuçiqit për të folur në emër të Ballkanit në Francë, është bërë edhe përkundër faktit që atje Kosova e ka pasur përfaqësuesin e saj, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili në kryeqytetin francez ka realizuar edhe takime me shefin e shtetit serb me ndërmjetësim të Macronit.

Duke folur për minishengenin, Vuçiqi edhe një herë ka treguar se kjo nismë më së shumti i konvenon Serbisë.

“Minishengeni është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur rajonit në 30 vitet e fundit. Jo më luftë, jo më masakra, në vend të kësaj ai është një lloj Skandinavie për të varfrit. Me të ne do të bëhemi një far motori i rritjes ekonomike për të gjithë Evropën”, ka thënë ai.

E kur Der Spiegel e ka pyetur se a do të jetë Kosova pjesë e minishengenit, Vuçiqi ka bërë pak propagandë.

“Kosovarët nuk po e dinë se çfarë po duan. Albin Kurti, që me gjasë do të bëhet lideri i tyre i ri, tingëllon sikur do të bëhet lider i Shqipërisë së Madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne nuk e shohim kështu. Por ne megjithatë mund të bëjmë biznes të mirë bashkë”, ka thënë Vuçiq. /Express

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten mbrëma se shërbimet serbe kanë zbuluar një varg operacionesh të zbulimit, që përfshijnë agjentët rusë dhe pjesëtarët e ushtrisë serbe.

Ai i bëri këto komente të enjten mbrëma pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare që pasoi publikimin në rrjetet sociale të një video xhirimit ku shihet një agjent i shërbimit rus të zbulimit, duke i dhënë para një zyrtari të shërbimit serb të sigurisë, raporton VOA.

Ai tha se video xhirimi nuk është bërë nga Shërbimi Ushtarak serb i zbulimit, i cili ka qenë i njoftuar me ngjarjen që ka ndodhur më 24 dhjetor të vitit 2018, kur “shërbimi ynë i sigurisë kishte siguruar të dhëna se në Zemun, diku rreth orës 18:00 nënkoloneli i pensionuar Z.K do të takohet me nënkolonelin rus Gerogie Kleban”.

Ai tha se dokumentimi nuk ishte i mundur meqë aty kishte njerëz të tjerë.

“Mund t’ju them se në disa raste kemi konstatuar dhe dokumentuar me foto e video takimet e nënkolonelit Kleban me pjesëtarët e ushtrisë serbe. Vetëm për Klebanin, ndërsa kemi video dhe fotografi të dokumentuara edhe për pjesëtarë të tjerë të shërbimit rus të sigurisë me pjesëtarët e strukturave ushtarake serbe, por vetëm për Georgi Klebanin janë dokumentuar 10 kontakte me tri burime konspirative dhe prej tyre, në tri raste, nënkoloneli Kleban u ka dhënë para pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë”, tha ai, duke theksuar se Georgi Kleban ishte ndihmës i atasheut ushtarak rus në Serbi dhe nuk është më në territorin e Serbisë.

Një ditë më parë presidenti serb kishte urdhëruar hetimin e video xhirimit, ndërsa të enjten takoi ambasadorin rus në Beograd, Alexandër Bocan-Harchenko.

“I kam bërë pyetje sot, njeriut të jashtëzakonshëm, ambasadorit serioz të Federatës ruse, Alecxandër Bocan Harchenkos; përse? Asgjë më shumë. Nuk kam parë kurrfarë logjike”, tha presidenti serb duke theksuar se Serbia ka marrëdhënie shumë miqësore me Rusinë.

“Jam bindur, të paktën kështu mendoj, se presidenti Putin nuk ka qene i informuar për gjëra të tilla”, tha ai duke nënvizuar mbështetjen e Rusisë për integritetin e Serbisë, për pajisjen e ushtrisë së saj dhe mbështetjen në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Serbi, tha ai, “është i vetmi vend që nuk i ka vënë sanksione Federatës Ruse. I vetmi vend që nuk ka votuar kurrë kundër Rusisë në asnjë formë dhe i vetmi vend jashtë Bashkësisë Shteteve të Pavarura apo Unionit Euroaziatik që mban me ta edhe stërvitje ushtarake dhe me asgjë nuk e ka rrezikuar miqësinë me Rusinë”, tha ai.

Presidenti Vuçiç, tha se tërë kjo çfarë ka ndodhur e ka forcuar pozicionin politik të Serbisë e cila do të forcojë neutralitetin saj ushtarak. Serbia tha ai, nuk do të hyjë në NATO por as në ndonjë aleancë tjetër ushtarake.

Presidenti serb pritet të udhëtojë në Moskë me 4 dhjetor për të takuar presidentin rus Vladimir Putin, takimi i tretë gjatë këtij viti.

Tash për tash është e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë tërë kjo çfarë ka ndodhur me skandalin e spiunazhit në marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.

Të enjten paradite Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “marrëdhëniet me Serbinë janë partneritet vëllazëror. Asgjë nuk mund t’i dëmtojë ato”.

Më vonë gjatë ditës zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se video xhirimet duhet të shihen si “provokim” që synon ë krijojë “përshtypje të caktuara” para takimeve të rëndësishme.

Serbia mbetet aleate e Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian ndërsa shumica e serbëve e shohin Rusinë si mbrojtëse të tyre edhe për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. /Express

Gjithë instancat e shtetit serb janë vënë në alarm pas skandalit me spiunin rus, i cili në një video të publikuar nga RSE shihej duke i dhënë ryshfet një shumë të madhe parash një zyrtari të lartë serb, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Për këtë çështje kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, ka takuar ambasadorin rus në Beograd, Alexander Bocan-Kharchenko, ndërkohë në mbrëmje është paralajmëruar se do të mbledh edhe Këshillin Kombëtar të Sigurisë.

Siç shkruan tanjug, pas këtij takimi më krerët e institucioneve të sigurisë, Vucic do t’i drejtohet serbëve përmes një konference për media, transmeton Gazeta Express.

Takimi me Këshillin Kombëtar të Sigurisë do të fillojë në orën 18:00, ndërkohë Vucic pritet që adresimin e tij publik ta bëjë rreth orës 19:00 – 21:00./GazetaExpress/

Mjekët e Akademisë ushtarake mjekësore (VMA) rreptësishtë ia kanë tërhequr vërejtjen se fluturimi me aeroplan mund të ia përkeqësoj gjendjen shëndetësore presidentit Vuçiq, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”. Bazuar në këtë vërejtje e sugjerim presidenti Vuçiq në muajin e ardhshëm nuk do të fluturojë me aeroplan për shkak të problemeve shëndetësore me të cila tu përball ditëve të shkuara, shkruan gazeta. Kjo ka ndikuar që Vuçiq të anuloj vizitën e parashikuar në Iran me 22 nëntor dhe Emirate të Bashkuara Arabe më vonë. Mësohet se mjekët e VMA rreptësishtë ia kanë tërhequr vërejtjen në pasojat që mund të ketë për shëndet nëse fluturon me aeroplan, duke i rekomanduar që përderisa gjendja nuk stabilizohet duhet të evitoj këtë lloj udhëtimi. Vuçiq të shtunë në hospitalizuar në VMA për shkak të problemeve me zemër, ndërsa dje është liruar për trajtim me terapi në shtëpi, por ai ka shkuar në vendin e tij të punës, shkruan “Novosti”. Mirëpo për shkak të masave të kujdesit dhe këshillës së mjekëve, ka punuar me orar të shkurtuar në mënyrë që të marr trajtimin për problemet kardiovaskulare të përshkruar nga mjekët.

Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar, ka demantuar Vuçiqin duke thënë se Presidenti serb kishte probleme kronike të vogla të zemrës, por se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua të premten, kur ai u dërgua në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd (VMA).

Loncar ka thënë për Tanjug se pas pranimit në VMA, Vuçiq ishte në rrezik për jetë.

Ndërsa në mesditën e djeshme ka folur këshilltarja e Vuçiqit, duke treguar që gjendja e Vuçiqit është stabile, dhe se do të mbahet në spital për kujdes shtesë.

E pas gjithë kësaj situate është lajmëruar vetë Vuçiq, duke thënë se është mirë e që nga e hëna do të kthehet në punë.

“Faleminderit mjekëve dhe stafit të Spitalit Ushtarak. Faleminderit për të gjithë ata që u kujdesën. Do të jem në punë me orar të plotë duke filluar nga e hëna”, ka thënë Vuçiq.

Raporohet se ekipet mjekësore menjëherë zbatuan të gjitha masat e nevojshme për të korrigjuar gjendjen e rëndë, dhe sipas Ministrit Loncar, Vuçiq iu përgjigj mirë terapisë së përshkruar atij.

Sidoqoftë, ekipet e ekspertëve të VMA rekomanduan që Presidenti i Serbisë të zvogëlojë aktivitetet e tij të rregullta në periudhën e ardhshme në mënyrë që të shërohet plotësisht nga gjendja shëndetësore e përkeqësuar që ndodhi të premten./Gazeta Sinjali/