Tërmet i fuqishëm godet Serbinë!

Një tërmet me magnitudë 4.2 shkallë sipas Rihterit ka goditur veriun e Serbisë gjatë natës, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët.

Sipas të dhënave të Instituti Sizmologhik i Serbisë, lëkundja ka ndodhur rreth orës 02:35 pas mesnate, me epiqendër në zonën e Bezdani, afër Sombor, pranë kufirit me Kroacinë, në një thellësi prej rreth 13 kilometrash.

Vetëm 10 minuta pas tërmetit kryesor është regjistruar edhe një goditje tjetër më e dobët me magnitudë 2.5 shkallë.

Lëkundjet janë ndjerë në disa pjesë të Serbisë, por edhe në Kroaci, Hungari dhe në veri të Bosnje dhe Hercegovinës.

Qytetarë të shumtë kanë raportuar për momente frike, duke treguar se janë zgjuar nga gjumi dhe se tërmeti është ndjerë si një tronditje e fortë që zgjati disa sekonda, ndërsa disa prej tyre kanë shprehur shqetësimin se menduan se shtëpitë mund të shembeshin.

Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa sipas ekspertëve tërmetet e kësaj magnitude zakonisht nuk shkaktojnë pasoja të mëdha, megjithëse ndihen fuqishëm sidomos në zonat pranë epiqendrës./Spektri