Shtëpia e shëndetit në Bujanoc tani ka në dispozicion edhe testimin antigjen të qytetarëve.
Deri tani, për testin antigjen qytetarët janë detyruar të shkojn në Vranjë ose në laboratoret private, ndërsa nga dita e sotme një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Testi antigjen është kusht për hyrje në disa shtete evropiane, ndërsa testimi në shtëpinë e shëndetit do të kushtojë 3.500 dinarë (rreth 30euro)./ Spektri