Trajneri i çekëve i druhet Shqipërisë, si lojtarëve ashtu edhe fansave

Trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy, ka folur me shumë kujdes para ndeshjes me Shqipërinë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

“Ndeshja me Shqipërinë ishte shumë e keqe, prisnim të kishim dy pikë më tepër por tani e kemi situatën më keq.

Mendoj që ata do të luajnë njëjtë si këtu”, ka thënë trajneri çek.

“Polonia luajti me ta atje dhe humbi. Ata ia dolën ta mposhtin favoritin dhe nuk do të jetë e lehtë përpara atij publiku”.

“Shqipëria nuk ka qenë një nga fuqitë e mëdha të futbollit, por nëse e shikojmë skuadrës së tyre, ka shumë lojtarë nga Seria A italiane dhe nga kompeticionet europiane. Shtoje këtu edhe tifozerinë fanatike në korridore”, ka thënë Silhavy.