Tre herë me të njëjtën veshje, reagon Bardhi: Nuk ble rroba 10.000 euro se ja ndaj nënës e babës ato para!





Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi është kthyer në meme në rrjetet sociale, pas daljes së tij me të njëjtën veshje tre herë. Nisur nga kjo reperi ka bërë një reagim publik, ku shprehet se nuk ka ndërmend të shpenzojë shumë para me veshje, kur mund ti ndërtojë shtëpi familjes së tij.Ai ka postuar këtë video e përbri shkruan;

Info, Ti që e ke postu këtë gjë po ta bëjë qejfin, vendosa të t’i them disa fjalë! Mos mendo që më përul mua ose karrierën time pse e kam pas të njëjtën veshje në një emision dhe një në dasmën e një shokut tim, unë nuk vij nga familje e milionerëve dhe nuk jam milioner, nuk besoj që kam sukses prej rrobave se me një xhaketë 10 euro në videon time të parë “Betohem” kisha veshur, po unë njihem për zërin tim, respektin ndaj çdo njeriu që më ka mbështetur, paratë që i fitoj normal që nuk i kam për të blerë 10.000 euro rroba, po ja kam ndarë nënës dhe babit për të bërë ndonjë shtëpi etj, veç desha me t’u përgjigj se nuk ke fituar asgjë me këtë video që je munduar të më ofendosh se ti të paktën as fytyrën, as veshjen se ke tregu po kulturën.I pasur jam përderisa familja ime i ka gjithë të mirat e Zotit që mi ka dhuruar për t’i ndihmuar ata, edhe një gjë mos e harro multi-milioner me qenë nuk do ta jetojë jetën e milionerit kur e di që vendi ynë është shumë i varfër dhe zgjohem e flejë me një rreth të tillë”