Trupi Koordinues shpërndanë çanta për nxënësit e klasës së parë!

Me rastin e vitit të ri shkollor 2024/2025, Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë shpërndarë çanta dhe vegla tjera mësimore për nxënësit të cilët do ta fillojnë klasën e parë.
Delegacioni i TK vizituan disa shkolla në Bujanoc dhe Preshevë, ku në mënyrë zyrtare iu dhuruan çantat nxënësve. Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, së bashku me zyrtarët e TK ishte edhe Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.

Pajaziti shfrytëzoi rastin t’i uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Postimi i plotë në facebook: