U mbajt tribuna për muajin e ndërgjegjësimit “Tetori Rozë”

Në shenjë të “Tetorit Rozë – muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”, u mbajt tribuna e grave kushtuar muajit rozë, e cila po organizohet nga Forumi i Gruas së Partisë për Veprim Demokratik.

Paneliste ishte Florije Halili dhe Aferdita Mustafa, të cilat mbajtën fjalimet e tyre informative rreth kancerit të gjirit dhe për vetëdijësimin e tij.

Në tribunë morrën pjesë edhe nxënëset e drejtimit të mjeksisë së shkollës së mesme “Sezai Surroi”, të cilat kishin përgatitur një video sensibilizuese për muajin e ndërgjegjësimit, me mesazh vetëdijësimi ndaj kancerit të gjirit. /Spektri/