Unikkatil paralajmëron edhe një këngë tjetër

Duket se risitë prej reper Unikkatil nuk do të kenë të ndalur.

Vetëm pak ditë pasi e lansoi këngën Ala, ai e ka paralajmëruar edhe këngën e radhës.

Kështu u bë e ditur në faqen zyrtare të The Bloody Alboz, në Facebook.

Ende nuk dihet se kur do të lansohet kënga e re, por se pritet që kjo të ndodh brenda 10 ditëve.

Reperi kontravers pëlqehet shumë, sidomos për tekstet e tij që prekin realitetin shoqëror në trojet shqiptare.

Por, s’kanë munguar as Diss-at (thumbimet) nga ai drejt disa personaliteteve të estradës./ Klankosova.tv