Urimi emocionues i Einxhel me rastin e ditëlindjes së nënës





Moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira është aktive me postime në llogarinë e saj në Instagram.
Përveç postimeve në lidhje me jetën e saj në çift dhe shtatzëninë, postimi i fundit nuk ka të bëjë me këtë, shkruan lajmi.net.
Sot, ajo ka bërë një postim emocionues për ditëlindjen e nënës së saj.

“Për të gjithë ata që nuk më kanë takuar dot, por më shkruajnë shpesh për ty, dua t’ju them që edhe pse sot është hera e fundit që feston thjesht si nënë ditëlindjen, ajo është gruaja më e lumtur në botë që vitin e ardhshëm, dashtë Zoti, do e festoj me nipin e saj në krahë”, shkroi ai ndër tjerash.