EuroAirport Basel-Mulhouse-Freiburg pritet të rihapet plotësisht më 21 maj, pas një mbylljeje pesëjavore për shkak të punimeve në pistën kryesore të ulje-ngritjeve.
Gjatë kësaj periudhe, aktiviteti në aeroport ishte shumë i kufizuar dhe vetëm kompania ajrore EasyJet vazhdoi të operojë fluturime.
Me përfundimin e punimeve të rinovimit, aeroporti do të rikthehet në funksion të plotë dhe më shumë se 25 kompani ajrore që përdorin rregullisht këtë aeroport do të rifillojnë fluturimet e tyre.
Rihapja e plotë e aeroportit pritet të rikthejë gradualisht edhe fluksin normal të udhëtarëve, duke lehtësuar lidhjet ajrore nga rajoni i Basel drejt destinacioneve të shumta evropiane dhe ndërkombëtare.