Vazhdojnë puthjet në Big Brother VIP, në radhë Beniada me Donaldin

Ngjarjet në shtëpinë e Big Brother VIP vazhdojnë të jenë të shumë komentuara në media.

Së fundmi, një puthje në buzë e shkëmbyer mes aktores Arjola Demiri dhe balerinit Ilir Shaqiri, është diskutuar gjithandej.

Megjithëse puthja është realizuar miqësisht në kuadër të provës javore, prapëseprapë komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.

Ndërkohë, një tjetër dyshe kanë shkëmbyer një puthje publike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kësaj radhe ka qenë modelja Beniada Nishani (Jakic), ajo e cila ka puthur aktorin Donald Veshaj.

Kjo ka ndodhur në momentin kur dyshja ndodheshin vetëm duke bërë punët e shtëpisë, teksa Beniada në një moment afrohet dhe i jep puthjen aktorit.

Kujtojmë që Donaldi brenda qëndrimit të tij në Big Brother VIP ka krijuar një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, brenda ambienteve të shtëpisë. /Telegrafi/