Vazhdon të rritet çmimi i derivateve, këto janë çmimet e reja!

Një litër Eurodizel do të kushtojë maksimumi 202 dinarë në pompat e derivateve nga ora 15:00 e ditës së sotme deri të premten e ardhshme në të njëjtën orë, ndërsa benzina Europremium BMB do të kushtojë 189 dinarë. Derivatet janë shtrenjtuar sërish, ndërsa çmimi i naftës deri sot ishte prej 200 dinarësh maksimumi.

Dhe javën e kaluar derivatet në Serbi u shtrenjtuan, kështu që sipas atyre çmimeve, një litër Eurodizel kushtonte katër dinarë më shumë se një javë më parë. Një litër benzinë ​​Europremium BMB kushtoi 186 dinarë javën e kaluar.

Prej disa kohësh derivatet në Serbi janë shtrenjtuar nga java në javë./Spektri