Ngjarjet që shënuan vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta II vitin e kaluar i kushtuan publikut 161.7 milionë funte, sipas llogaritjeve të Thesarit.
10 ditë të zisë kombëtare kulmuan me funeralin e mbretëreshës. Rreth 250,000 persona morën pjesë kurse të dhënat tregojnë se mbi 29 milionë njerëz në Britani e shikuan funeralin në televizion.
Kritikët thanë se teprimi me ngjarjet ishte i papërshtatshëm në kohën kur shumë njerëz po përballeshin me vështirësi për nevojat më bazike, shkroi Guardian.
Ngjarje u mbajtën përreth Mbretërisë së Bashkuar. Ata që shpenzuan më së shumti ishin Kryeministria që pagoi 73.7 milionë funte, Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport që pagoi 57.4 milionë funte, dhe qeveria skoceze me 18.8 milionë funte.
Sipas faqes “FactCheck”, ngjarjet shtetërore më të shtrenjta në dekadat e fundit ishin funeralet për Princeshën Diana dhe Mbretëreshën tani, dhe dasma e Dukës e Dukeshës së Cambridge./Koha.net