Vuçiqi të shtunën viziton Bujanocin!





Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në kuadër të vizitave që do të zhvillojë në rrethin e Pçinjës, rreth gjysë ore do të i kalojë edhe në Bujanoc.

Vizita e tij nuk lidhet me takime zyrtare të përfaqësuesve institucional, por kjo vizitë përflitet se po zhvillohet në kuadër të iniciativës së presidentit për formimin e “Lëvizjes Kombëtare për Shtetin”, të cilën shumë njohës politik dhe media në Serbi po e paraqesin si një një manipulim tjetër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas raportimeve, Vuçiq do të kërkojë mbështetjen e popullit për mbrojtjen e Serbisë dhe nga e shtuna e 11 marsit do të fillojë bisedimet me popullatën në jug të Serbisë.

Sipas agjendës së publikuar për media, presidenti serb do të vizitojë Bujanocin gjatë periudhës 12:00-12:30, për të “ndjekur punimet në shkollën Branko Radiçeviq”.

Gjatë vizitës në rrethin e Pçnjës, Vuçiq do të ndalet në Vranjë, Bosiligrad dhe Tërgovishtë./Spektri