Aktorja Monika Lubonja është zhveshur teksa qëndronte në oborrin e Big Brother Vip.
Ajo hoqi bluzën duke ekspozuar kurrizin ndaj rrezeve të diellit ndërkohë që i përkushtohej misionit të BBV për të ndarë kokrrat e pjekura dhe të papjekura të kafes. Pavarësisht temperaturave të ulta, aktorja duket se ka pasur shumë vapë.
Ndërkohë në ato momente pranë saj kanë qenë modelja Beniada Nishani dhe aktori Donald Veshaj, i cili ka nisur ngacmimet ndaj saj.
Donald Veshaj: I di si i ke palat për një vizatim, jo pikturë. Del si ato ruset
Beniada Nishani: I marsh të ligat palave të Monikës ti
Monika Lubonja: More vesh. Pala ke ti që je 26-vjeç
Donald Veshaj: Po patjetër, por unë tani po të shikoj ty se nuk e nxjerr barkun ashtu.