Zyrtare: Kombëtarja gjermane bëhet me trajner të ri!

Trajneri i njohur gjerman Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i kombëtares gjermane të futbollit.

Nagelsman do të pasojë Hansi Flick si trajner i Gjermanisë, i cili së fundmi u shkarkua pas humbjes turpëruese në ndeshjen miqësore kundër Japonisë (1-4).

“Bild” raporton se Nagelsmann arriti një marrëveshje në parim me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).

Ai do të jetë trajner i gjermanëve deri në fund të Kampionatit Evropian në vitin 2024.

Theksohet më tej se disa detaje të kontratës mbeten për t’u rënë dakord dhe Nagelsman do të fitojë rreth 400,000 euro në muaj.