Sot, kryetarja e Preshevës znj. Ardita Sinani vizitoi Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, e shoqëruar nga zëvendëskryetari i komunës z.Ragmi Mustafa dhe shefi i kabinetit z.Besim Shabani, ku takoi ambasadorin z. Bardhyl Canaj.
Gjatë takimit, z.Canaj ka ofruar mbështetje për Komunën e Preshevës në shumë fusha, i cili ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e Preshevës: “Kjo ndihmë vjen në një moment të rëndësishëm për ne, teksa vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë dhe për avancimin e projekteve të shumta që kemi në plan.” – shkruan Sinani.
Ambasadori Canaj është shprehur me një mesazh domethënës për përkrahje të Preshevës dhe shqiptarëve, që nënkupton angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe të Shqipërisë në Luginë të Preshevës, për të mbështetur dhe siguruar që zëri i Preshevës të dëgjohet: “Ne jemi në Preshevë edhe kur nuk gjendemi fizikisht atje.”
Në fund Sinani thotë që: “Ky takim është një tregues i qartë se bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Preshevës dhe institucioneve shqiptare do të vazhdojë të jetë i fortë dhe produktiv, duke synuar zhvillimin e përbashkët dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.”
Postimi i plotë në facebook: