27 vjet nga Masakra e Reçakut, Osmani dhe Kurti me homazhe: Dhimbja mbetet, drejtësia mungon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, si dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në 27-vjetorin e masakrës së kryer gjatë luftës në Kosovë.

Homazhet u mbajtën në nderim të 45 civilëve shqiptarë që u masakruan nga forcat paramilitare serbe, një krim që tronditi opinionin botëror dhe u bë i njohur falë dëshmisë së ambasadorit amerikan William Walker.

Walker, si çdo vit, ishte i pranishëm edhe këtë përvjetor për të nderuar viktimat e pafajshme.