A është Silvinjo trajneri më i mirë që ka pasur Kombëtarja? Habit Lorik Cana

Ish-kapitani i Kombëtares shqiptare është shprehur se nuk mund të thotë se Sylvinho është trajneri më i mirë që ka pasur ekipi ynë.

Ai tha se për momentin trajneri më i mirë është ende Xhani De Biazi.

Ai tha se Sylvinho ka krijuar një frymë shumë të mirë në Kombëtare dhe kualifikimi është falë punës së tij, por shtoi se trajneri ka ende rrugë për të bërë me ekipin kuqezi.

“Nuk e di, është akoma shumë herët për të thënë diçka të tillë. Por është një trajner që ka bërë një punë të mrekullueshme.

Më ka lënë një përshtypje shumë të mirë, ambienti që ka krijuar, frymën që ka krijuar aty brenda dhe kualifikimi që është diçka historike flet vetë.

Por për t’u bërë më i miri duhet të presë akoma, sepse ka ende një rrugëtim të gjatë për të bërë me Kombëtaren shqiptare. Për momentin më i miri mbetet Xhani De Biazi”, është shprehur Cana.