Aksion për grumbullimin e gjakut “Të kujtojmë Acën”!

Kryqi i Kuq i Bujanocit në bashkëpunim me OH “KOCE ZAUVEK” nga Vranja dhe Institutin për Transfuzion të Gjakut nga Nishi, më 03.08 (e mërkure), në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 16:00 në ambientet e kompanisë “EURO LIDER” në fshatin Davidovc, për të dytën herë radhazi realizon fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut.
Aksioni organizohet për nder të të ndjerit para kohe Aleksandar Maniq, pronarit të kompanisë së përmendur me sloganin “Të kujtojmë Acën”.

Grumbullimi i gjakut bëhet sipas një plani të planifikuar, sepse gjaku dhe përbërësit janë vazhdimisht të nevojshëm për pacientët.