Alili: Ndërprerja e asistentëve personal po lë fëmijët me nevoja të veçanta jashtë shkollës!

Ndërprerja e angazhimit të asistentëve personalë në shkollat e Komunës së Bujanocit po vazhdon të ngjallë reagime. Arsyeja e ndërprerjes së kontratave për këta asistentë ende nuk është sqaruar nga Komuna e Bujanocit.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar në rrjetet sociale Alban Alili, i cili ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së asistentëve personalë një familje është detyruar t’ia ndërpresë vijimin e mësimit në shkollë fëmijës së tyre me nevoja të veçanta.

Sipas tij, ndërprerja ose dështimi i programit të asistentëve personalë për fëmijët me nevoja të veçanta po sjell pasoja për të gjithë përfituesit e këtij projekti, ndërsa komuna po dështon të ofrojë kushte të barabarta për qytetarët e saj.

Ky është reagimi i plotë Alilit në rrjetet sociale: