Ambasadori i Serbisë në Bulgari Zhelko Joviq ka vizituar pasdite të riun nga Presheva Lulzim Sulejmani i cili ishte lënduar në tragjedinë e sotme që ndodhi në Bulgari, ku si pasoj 45 udhëtarë jumbën jetën në autobusin që morri flakë.
“Ai përgjithësisht është në gjendje të mirë, nuk ka lëndime të rënda, sigurisht që pas çdo aksidenti të tillë tragjik duhet të qëndrojë edhe për disa marrje në pyetje, por pres që me kujdes, vëmendje dhe gjendje të mirë të përgjithshme të dal nga spitali dhe niset për në shtëpi” tha Joviq.
Ai ka shtuar se ambasada në Sofje i ka ofruar çfardo lloj ndihme.
“Kemi kontaktuar edhe me prindin e tij i cili gjithashtu është në Sofje dhe i kemi ofruar gjithçka në shfrytëzim” ka thënë Joviq./Spektri