ASHAK zgjedh Kryesinë, për herë të parë një grua në krye të këtij institucioni

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se kryetare është zgjedhur Justina Shiroka Pula, nënkryetar Fejzullah Krasniqi dhe sekretar shkencor Bardh Rugova.

Kjo është hera e parë që në krye të ASHAK-ut është zgjedhur një grua.